Bota Vuçiç: Hetim për spiunin rus që rekruton agjentë serb

Vuçiç: Hetim për spiunin rus që rekruton agjentë serb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç urdhëroi agjencinë e sigurisë ushtarake në Beograd të hetojë një çështje të mundshme spiunazhi, në të cilën spiunët rusë rekrutojnë agjentë serbë.

Kështu bëri të ditur kryeministrja serbe Ana Brnabic per mediat vendase.

Vuçiç në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë, kërkoi të informohet brenda 24 orëve.

Këto reagime vijnë pas publikimit në internet të një video në të cilën shihet një anëtar i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse duke i dhënë ryshfet një agjenti serb i cili mendohet të jetë një zyrtar i lartë.

“Ne nuk i kemi ende të gjitha të dhënat. Por nëse gjithçka rezulton e vërtetë, atëherë do të jetë një çështje serioze dhe një problem për ne”, nënvizoi kryeministrja serbe Brnabiç.