Politika Vuçiç i shtriu dorën Kinës, Rama: Pse ne nuk do ta bëjmë

Vuçiç i shtriu dorën Kinës, Rama: Pse ne nuk do ta bëjmë

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth strategjisë për gjetjen e mbështetjes për luftën ndaj koronavirusit duke thënë se për momentin Shqipëria është vetëm në këtë situatë.

Rama u pyet në emisionin “Open” nëse do i shtrinte dorën vendeve të tjera përveç BE-së duke qenë se ditën e djeshme Presidenti i Serbisë deklaroi se do pranonte ndihmën e Kinës.

Lidhur me këtë Rama tha se Vuçiç ka tre porta ndërsa sipas tij për Shqipërinë është vetëm një ajo euro-atlantike.

“Nëse për Presidentin e Serbisë ka tre porta, një BE, një Kina dhe një Rusia, për ne ka vetëm një portë, ajo e bashkësisë euro-atlantike, Be dhe SHBA. Për Presidentin e Serbisë është një arsye për polikë të brendshme për të ngritur në qiell Kinë dhe ulur BE. Nga pikëpamja faktike, BE është mbështetja jonë më e madhe e pandryshueshme.

Nga pikëpamja e situatës aktuale, siç po e shohim të gjithë, të gjitha vendet janë kapur gafil nga ky agresion i një armiku të padukshëm, ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë armik i dukshëm. Ka mbyllur brenda njerëzit. Është e natyrshëm që në këtë fazë të parë, vendet të jenë duke filluar ët marrin veten nga një shok i vërtetë dhe kjo është arsyeja pse kanë reagua me vonesë.

BE hap pas hapi do të unifikohet dhe jam i bindur se kur BE të jetë unifikuar dhe të ketë një qasje më të qartë në strategjinë afatmesme të kësaj lufte, nuk do të na lërë vetëm, por në strategjinë afatshkurtër jemi vetëm dhe kemi vetëm njëri-tjetrin”, tha Rama.