Bota Vuçiç: Ideja ime për kufirin, më e mira për të ardhmen e...

Vuçiç: Ideja ime për kufirin, më e mira për të ardhmen e Serbisë

Shpërndaje

Aleksandar Vuçiç theksoi se ideja e tij mbi zgjidhjen e ngërçit me Kosovën është më e mira për të ardhmen e Serbisë, por ajo ka hasur në kundërshtim të përgjithshëm. Kreu i Shtetit serb u shfaq i gatshëm për një zgjidhje kompromisi, duke shtuar megjithatë se një e tillë nuk po duket në horizont.

“Topin”, praktikisht, Vuçiç, ia la popullit serb, duke treguar se nuk mund ta ndryshojë vullnetin e tij.

“Kam parë kundërshtim të përgjithshëm të publikut për atë që mendova të ofroja. Për mua, kjo situate është goxha e vështire sepse mendoja qe ideja ime ishte me e mira për Serbinë, por kjo do te shihet vetëm në 15-20 vjetët e ardhshme. Duhet të pajtoheni me vullnetin e popullit, por njerëzit duhet të kujtojnë se unë isha për zgjidhje tjetër”, tha Vuçiç.

“Kam konstatuar se populli praktikisht po thotë se e tërë Kosova duhet të mbetet kështu, se duhet t’i kemi kufijtë në Jarinë e Bërnjak, E nëse populli thotë kështu, unë nuk mund ti kundërvihem; dëshira e qytetareve duhet respektuar”, ka shtuar Vuçiç.

Presidenti serb gjithashtu deklaroi se nuk ishte aspak i kënaqur me deklaratën e anëtarit të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komshiç, se Kosova për të është shtet i pavarur, por nuk komentoi me gjate sepse siç tha, Beogradi dëshiron bashkëpunim të mirë me ketë vend dhe me të tre anëtarët e ri të porsazgjedhur të Presidencës boshnjake.