Kryesore Vuçiç lexon në shqip dhe pyet gazetarin shqiptar: E thashë mirë?

Vuçiç lexon në shqip dhe pyet gazetarin shqiptar: E thashë mirë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd, të premten ka ka lexuar disa dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) në gjuhën shqipe.

Më pas presidenti serb i është drejtuar gazetarit shqiptar Idro Seferi duke e pyetur nëse lexoi apo jo mirë.

“Lista e kandidatëve dhe subjekteve politike, a i thash mirë?”, ka deklaruar Vuçiç me buzëqeshje.

Ndër të tjera Vuçiç është shprehur se ai është në gjendje që të mësojë diçka.

“A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”.