Bota Vuçiç me tone të forta: Nëse BE-ja s’e ndal Thaçin, shihni çfarë...

Vuçiç me tone të forta: Nëse BE-ja s’e ndal Thaçin, shihni çfarë do bëjmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është “absolutisht i shokuar” me mosreagimin e BE-së, pas deklaratave të Hashim Thaçit se Kosova nuk do të formojë Asociacionin e Komunave Serbe. Kjo ishte pjesë Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, e arritur me propozimet dhe ndërmjetëset e vendeve të BE-së.

Vuçiç tha se “po pret reagimin e BE-së, sot apo nesër” duke shtuar se “e di çfarë të bëj” nëse nuk do të ketë reagim.

Ai tha se vetëm kjo deklaratë flet mjaftueshëm për raportet mes dy vendeve.

Ai tha se shqiptarët e kanë vetëm një kishë ku luten, dhe ajo është SHBA-ja, duke shtuar se ata as që i vënë veshin Rusisë apo Serbisë.

“Për mua është shumë e domethënëse heshtja e Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe gjithë Brukselit. Ky dokument (marrëveshja e Brukselit) është nënshkruar në Bruksel nga Daçiç dhe Thaçi, në prani të Katherine Ashton, ish- Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë”, tha Vuçiç.

“Nëse BE nuk është në gjendje të garantojë një marrëveshje në të cilën mori pjesë, le të themi se edhe ne e kuptojmë se këto marrëveshje nuk kanë forcë ligjore më tutje, prandaj edhe gjërat e tjera, do të rrjedhin në mënyrë tjetër”, paralajmëroi Vuçiç.