Bota Vuçiç: Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja Çmimin Nobel

Vuçiç: Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja Çmimin Nobel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”, tha Vuçiç në TV Happy.

Ai theksoi se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në “50 vjet dhe se ai kishte marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i kishte marrë”.

Vuçiç përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos.

Kreu i shtetit serb ka deklaruar po ashtu se ishte më i prekur nga kritikat ndaj sistemit shëndetësor nga raporti i Parlamentit Evropian, sepse siç tha ai “kjo është e padrejtë”.