Kosova Vuçiç: Serbët kërkuan të tërhiqen nga institucionet e Kosovës

Vuçiç: Serbët kërkuan të tërhiqen nga institucionet e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se serbët e Kosovës në takimin që kanë zhvilluar sot, i kanë kërkuar atij të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, në çka ai është përgjigjur se në kërkesën e tyre do të përgjigjet brenda 45 ditëve të ardhshme, raporton Anadolu Agency.

Në takimin që kanë zhvilluar sot në Beograd, përfaqësuesit e institucioneve politike të serbëve nga Kosova kanë kërkuar të tërhiqen, nga shkaku siç tha Vuçiç, “të një situate tejet të vështirë në të cilën ata ndodhen”.

Sipas tij, rrëfimi për bashkimin e veriut me jugun e Mitrovicës është një kërcënim i drejtpërdrejt për popullin serb, për çka njerëzit atje thonë se kjo mund të arrihet vetëm me dhunë dhe nga këtu serbët e Kosovës në mënyrë të bashkuar kërkuan nga ai të bisedojë me qeverinë e Beogradit për tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Kosovës.

“I luta përfaqësuesit e serbëve nga Kosova që sot t’u mos përgjigjem në kërkesën e tyre deri në 45 ditët e ardhshme, deri në takimin me përfaqësuesin kinez. Dëshiroj të bisedoj mbi këtë çështje me të gjithë zyrtarët evropianë dhe botërorë, sepse nëse kjo vazhdon, do të vendosemi në një situatë të pashpresë”, tha Vuçiç në një prononcim për gazetarët.

Ai tha se mbrëmë në Zubin Potok “policia shqiptare i ka rrëmbyer kamionin një serbi i cili po importonte mallra“, dhe se në dy ditët e ardhshme shqiptarët do të prezantojnë statutin e ri të Trepçës, i cili nuk do të jetë i regjistruar në përputhje me ligjet e Serbisë, por si “UNMIK Trepça”.

Presidenti serb ripërsëriti thirrjen e tij për serbët e Kosovës, të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për një politikë të paqes dhe stabilitetit, ndërsa mua më mbetet që me qeverinë (e Serbisë) të vendosim se çfarë do të bëjmë në të ardhmen, sepse kemi ngelë të vetëm”, shtoi ai.

Ndërkohë, drejtori i Zyrës përgjegjëse për Kosovën që funksionon brenda Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç, tha se “nuk janë as afër një zgjidhjeje për Kosovën”.