Bota Vuçiç shpall zgjedhjet e përgjithshme më 26 prill. Opozita do i bojkotojë

Vuçiç shpall zgjedhjet e përgjithshme më 26 prill. Opozita do i bojkotojë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli sot datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare më 26 prill, një votim ky i rëndësishëm për Partinë e tij Progresiste Serbe, që çimenton mbajtjen e tij në pushtet.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, sapo firmosa vendimin për thirrjen e zgjedhjeve parlamentare për 26 Prill të këtij viti. I uroj të gjithë pjesëmarrësve suksese”, tha Vuçiç pasi firmosi dekretin në zyrën e tij në Beograd.

Ai tha më herët sot se do të ketë më shumë se 50 ditë fushata zgjedhore, dhe se kjo ishte koha mjaft e mjaftueshme që të gjithë të paraqesin programet e tyre.

“I uroj të gjithëve suksese. Që gjithçka të zhvillohet në një atmosferë demokratike. Sigurisht që do të ketë tone dhe pasione të larta, por është e rëndësishme që gjithçka të jetë demokratike”, tha Vuçiç.

Shumica e partive të opozitës kanë vendosur ta bojkotojnë votimin, pasi e akuzojnë Vuçiçin dhe koalicionin e tij, për autokraci, për bllokimin e lirisë së mediave, sulmimin e aktivistëve të opozitës, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.