Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një takim me Donald Trump Jr., djalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç ndau disa nga çështjet që ishin diskutuar.
Sipas Vuçiç në qendër të bisedime ishin marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së, si dhe çështjet aktuale që ndikojnë në skenën politike dhe ekonomike globale.
Vuçiç theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe politike, si dhe bashkëpunimin strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë.
Presidenti serb e vlerësoi takimin si një simbol të angazhimit të përbashkët për përmirësimin e lidhjeve dypalëshe dhe për të punuar së bashku në zgjidhjen e sfidave globale.
“Një bisedë e përzemërt me Donald Tump Jr, djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së dhe çështjet aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme.
Ky takim simbolizon përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për zgjidhjen e sfidave globale”, shkruan Vuçiç.