Kryesore Vunë në rresht ushtarët grekë, nis hetimi për dy shqiptarët

Vunë në rresht ushtarët grekë, nis hetimi për dy shqiptarët

Ushtria greke ka nisur hetimet në lidhje me videon e publikuar nga dy ushtarë shqiptarë, të cilët i përkasin Forcës Greke të Qipros. Burimet zyrtare u kanë konfirmuar mediave greke se zyrtarët e Shtabit të Përgjithshëm zbuluan se videoja që u publikua në mediat sociale është autentike dhe shumë shpejt ushtarët u identifikuan.

Mediat greke shtojnë se ka shumë mundësi që shqiptarët të jenë rezervistë dhe jo anëtarë të përhershëm të ushtrisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Charalambos Lalousis, urdhëroi menjëherë hetimet.

Nga të dhënat e para mësohet se videoja nuk kishte qëllime nacionaliste dhe ishte një shaka rinore, po për shkak se është xhiruar në kampin e Forcës Greke të Qipros, ka marrë dimensione serioze, për shkak të çështjes kombëtare të Greqisë.

Siç kuptohet nga ajo që thonë, shqiptarët nuk fyejnë Greqinë, thjesht përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri duke i publikuar më pas pamjet në Instagram.

Të rinjtë pritet të kërkojnë falje për këtë veprim.