Sport Wanda i vë kushte Interit: Pa shiritin e kapitenit, Icardi nuk do...

Wanda i vë kushte Interit: Pa shiritin e kapitenit, Icardi nuk do të luajë më

Situata mes Interit dhe Ikardit sapo vjen e tensionohet. Pas heqjes së shritit të kapitenit dhe deklaratave nga të gjitha palët në Itali, sot ka ardhur dhe një “ultimatum” nga Vanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e argjentinasit.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta Dello Sport”, flitet se Ikardi nuk do të kthehet në fushën e lojës nëse nuk i rikthehet shiriti i kapitenit. Egoja e sulmuesit duket se është vrarë dhe për këtë Wanda Nara do t’i vendosë gjërat në vend.

Pritet tashmë të shihet  se çfarë do të ndodhë me lojtarin që është kthyer në një çështje të vërtetë në kampin zikatër dhe jo vetëm.

Padyshim që Interi është prekur nga këto zhvillime dhe tifozët janë të pritje të përfundimit.