Sport Wanda Nara tërbon drejtuesit e Interit: Donin ta shisnin te Juvja…

Wanda Nara tërbon drejtuesit e Interit: Donin ta shisnin te Juvja…

Në emisionin sportiv Tiki Taka në Mediaset ku është e ftuar e përhershme Wanda Nara ka tërbuar drejtuesit e Interit me deklarata e saj. Edhe pse në ditët e fundit është folur se rinovimi i kontratës së kapitenit argjentinas me skuadrën zikaltër është shumë afër, agjentja e Icardit ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.

Bashkëshortja e futbollistit zbuloi disa prapaskena shumë interesante të “telenovelës” së verës. “Inter dëshironte ta shiste Icardin te Juventusi. Këta të fundit më thanë se Ronaldo-Icardi ishte dyshja që do kemi dhe nuk do blejmë një tjetër sulmues. Pikërisht Icardi ishte ai i cili nuk donte që ky transferim të kryhej”, u shpreh menaxherja e futbollistit.

Gjithashtu, ajo foli edhe për  rinovimin e kontratës: “Jemi shumë larg marrëveshjes. Icardi dëshiron të qëndrojë por nuk ka asnjë ofertë nga Interi. Icardi është një lojtar i cili nuk diskutohet”.

Mbetet për tu parë nëse “Maurito” do qëndrojë apo jo tek Interi.

Merkato po vjen dhe “divorci” mund të kryhet në qoftë se gjërat vazhdojnë kështu.