Extra Wanda Nara thyen heshtjen, zbulon si e mori vesh tradhtinë e Icardit...

Wanda Nara thyen heshtjen, zbulon si e mori vesh tradhtinë e Icardit dhe pse e fali

Wanda Nara thyen heshtjen pas skandalit që rrezikoi martesën e saj me Mauro Icardi. Modelja argjentinase i dha një intervistë shoqes së saj, Susana Giménez, duke folur për herë të parë mbi atë që ndodhi me bashkëshortin e saj. Agjentja e sulmuesit të PSG ka rrëfyer si e zbuloi trekëndëshin e dashurisë dhe tradhtinë e të shoqit me Eugenia “China” Suárez.

Pyetjes se si filloi, si hyri në celularin e Mauros, ajo iu përgjigj: “Ishim në piknik, vajzat po shëtisnin mbi kuaj. Unë po flisja me gruan që organizon festat tona në Paris. Ajo më kërkoi foton e vajzës së vogël, që kishte ditëlindjen, për të përgatitur diçka surprizuese për të. U kujtova se Mauro kishte një foto të bukur në celularin e tij, hyra aty për t’ia nisur personit që po merrej me përgatitjet e ditëlindjes. Aty pashë pamjet e një bisede me një grua shumë të famshme, që tashmë e njihni”.

Wanda sqaron: “Unë jam një grua e modës së vjetër. Për mua, edhe një mesazh i vogël nënkupton divorcin… Nuk kemi pasur kurrë probleme të këtij lloji, ju betohem për të pesë fëmijët e mi. Kur pashë mesazhin, mora pesë fëmijët dhe hipa në avionin e parë për në Itali”.

Pas reagimit të parë dhe postimit në Instagram, që ka bërë xhiron e botës, shpirtrat janë qetësuar. “Folëm shumë, më tha të mendoja për familjen, që ishte gabimi i jetës së tij. Mund t’i ndodhë kujtdo, e rëndësishme është që ia dolëm ta ruanim martesën”, – shtoi më tej Wanda Nara.

Wanda Nara vijon rrëfimin e saj duke treguar se çfarë bëri pasi pa mesazhet, teksa zbulon edhe komunikimin me China Suarez, por edhe arsyet pse vendosi të falë Mauro Icardin dhe t’i rikthehen normalitetit.

“Menjëherë pasi pashë mesazhet, mora fëmijët dhe u nisa për në Itali me avionin e parë, ku takova mikeshat e mia. Të gjitha më thanë se po bëja një rrëmujë të kotë dhe se duhej të qetësohesha, ndërsa më pas fola me Mauron, të cilin e pyeta se si do të sillej po të gjente diçka në telefonin tim. Ai më tha se do të divorcohej menjëherë. Në mesazhe pashë fjalë që një gruaje me idealet që kam unë, nuk i shkojnë përshtat t’i shkruajë. Megjithatë telefonova Chinën për t’i kërkuar ndjesë për etiketimet që përdora për të, ndërsa më pas bëra një bisedë me Mauron dhe pashë pendimin në sytë e tij, ndaj vendosa që të çojmë përpara martesën tonë”, deklaroi Wanda.