Bota Warren dhe Sanders kundër financimit të fushatave nga miliarderët

Warren dhe Sanders kundër financimit të fushatave nga miliarderët

Debati të premten në New Hampshire mes demokratëve në garë për të qenë kandidati zyrtar i partisë për zgjedhjet presidenciale, u përqëndrua tek financimi i fushatës presidenciale.

Kandidatët presidencialë Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders thanë se është koha për një ndryshim të sistemit ku milionerët dhe miliarderët janë kontribuesit kryesorë të kandidatit për president.

Të dy kandidatët u shfaqën të etur për të folur mbi kontributet dhënë fushatës së tyre nga nivelet bazë.

“Mendoj se mënyra se si ne ndërtojmë një demokraci që përparon nuk janë miliarderët që shkundin xhepat. Mënyra se si ne e ndërtojmë atë është që të kemi një lëvizje që bazohet tek financimi nga rrënjët dhe kjo është mënyra se si unë po e drejtoj këtë fushatë”, tha zonja Warren.

“Ata që po punojnë me fushatën tonë dhe unë, jemi jashtëzakonisht krenar për këtë, pasi në dallim nga disa këtu, nuk kemi pas 40 miliarderë, që kontribuojnë në fushatë, që vijnë nga industria farmaceutike, nga Wall Streeti dhe që përfaqësojnë interesa të fuqishme. Ajo që ne kemi, janë mbi 6 milionë kontribute të 1.5 milionë njerëzve, mesatarisht 18 dollarë ai dhe 50 cent. Kjo gjë nuk ka ndodhur më parë në historinë e politikës amerikane”, tha zoti Sanders.

Komentet e zotit Sanders dhe zonjës Warren mbi rolin e parave në politikë i adresoheshin kandidatëve të tjerë demokratë, Pete Buttigieg dhe Michael Bloomberg. Zoti Buttigieg fitoi garën brenda partisë në Ioawa ndaj zotit Sanders, ndërsa zoti Bloomberg nuk mori pjesë në Iowa dhe nuk është ftuar në asnjë prej debateve që janë mbajtur deri më tani. /VOA