Kulturë Washington Post dhe New York Times: Pesë librat më të mirë të...

Washington Post dhe New York Times: Pesë librat më të mirë të vitit 2018

| Nga American Eye
Shpërndaje
Tara Westover

Prestigjiozet amerikane Washington Post dhe New York Times kanë publikuar librat më të mirë të vitit që lamë pas.

Lista kishte jo pak tituj të përbashkët.

Zgjedhur nga editorët dhe kritikët më të mirë të momentit, të dyja mediet kanë përzgjedhur mes titujve më të mirë, “Good and mad” nga Rebeca Traister

.

Libri rrëfen zemërimin e femrave të pushtetshme apo jo dhe mënyrën se si po e ndryshon botën, ky zemërim.

Tara Westover, autore e Educated, historia e saj e pabesueshme

Si një ndër titujt më origjinalë, për shkak edhe se na rrëfen një histori të vërtetë, kritikët zgjodhën “Educated” nga Tara Westover, një vajzë e cila deri në moshën 9-vjeçare nuk ekzistonte, ndërsa në shkollë për herë të parë shkeli kur ishte 17 vjeç.

Përmes këtij romani Westover tregon se si jeta e saj ndryshoi me edukimin, pasi u largua nga familja që e mbante të mbyllur.

“The perfect nanny” nga Leila Slimani, është një tjetër titull që jo vetëm renditet si ndër më të mirët e 2018-ës, por edhe më i shituri.

Listës së librave më të mirë i shtohet edhe një roman për emigracionin, “The line becomes a river” nga Francisco Cantu.

Në listën e më të mirëve është edhe “One person, no vote” nga Carol Anderson.