Aktualitet “Washington Post” na promovon: Tradita të lashta e plazhe me çmime të...

“Washington Post” na promovon: Tradita të lashta e plazhe me çmime të ulëta! Në Greqi, 60$ për drekën, në Shqipëri vetëm 20

Prestigjiozja amerikane “Washington Post” ka publikuar një artikull për turizmin në Shqipëri ku  evidentohen jo vetëm bukuritë natyrore të vendit por edhe pasuria folklorike e mbi të gjitha çmimet e ulëta.

Autorja Mary Winston Nicklin bën një përshkrim të rrugëtimit të saj në Shqipëri duke evidentuar panoramën mbresëlënëse që ofrojnë rrugët e vendit por gjithashtu duke vlerësuar legjendat e shumta  dhe elementet historike që ofrohen.

Ndërsa rrugëton në plazhet e jugut, zonën e Butrintit apo Beratit, autorja thekson mikpritjen e shqiptarëve si një element që i ka bërë përshtypje.

E sa i përket kostove, ajo bën krahasimet me Greqinë ku diferenca në çmim është e konsiderueshme.

“Ndërsa një drekë për dy persona në Korfuzin e afërt, një destinacion popullor i Greqisë, mund të kushtonte lehtësisht 60 dollarë,në Shqipëri darka na kushtoi më pak se 20 dollarë”, shkruan ajo.

Artikulli origjinal: https://www.washingtonpost.com/lifestyle/travel/in-albania-age-old-traditions-and-mediterranean-beaches-on-the-cheap/2019/01/10/9a744ca2-0d1e-11e9-831f-3aa2c2be4cbd_story.html?utm_term=.3d03fbec9e5d