Politika Washington Post: Protesta e opozitës shqiptare tërheq më pak protestues

Washington Post: Protesta e opozitës shqiptare tërheq më pak protestues

“Partitë opozitare shqiptare vazhduan edhe sot protestën e përjavshme, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, por, krahasuar me një javë më parë numri i protestuesve ishte dukshëm më i vogël”, shkruan gazeta amerikane ”Washington Post”.

”Më pak protestues, dukshëm më pak se një javë më parë, ata u grumbulluan përpara parlamentit duke thërritur ‘Rama ik’, ndërkohë që liderët e tyre dhe të tjerë mbajtën fjalime më pak të shkurtra”, shkruan ”Washington Post”.

”Pati edhe më pak përpjekje për të çarë kordonin e policisë dhe protesta përfundoi më shpejt”, shton WP.