Extra “Who” rekomandon Shqipërinë: Destinacioni më i mirë europian për 2019

“Who” rekomandon Shqipërinë: Destinacioni më i mirë europian për 2019

Revista e njohur britanike “Who” ka renditur katër destinacionet më të mira të Europës për të kaluar pushimet këtë verë. Në këtë listë prijnë Greqia, Italia, Kroacia dhe Shqipëria.

Sipas revistës së njohur, Shqipëria meriton një vëmendje të veçantë pasi është një nga destinacionet më të mira të vitit 2019.

“Shqipëria mund të mos jetë e njohur edhe si vende të tjera,Greqia, Italia, apo Kroacia, megjithatë ky vend i mrekullueshëm meriton të njihet si një nga destinacionet më të bukura europiane. Më e volitshme se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka pamje mahnitëse malore, plazhe të pastra dhe qytete të fortifikuara pa turma”.

“Fshati i vogël i Ksamilit, përgjatë Rivierës Jugore Shqiptare pranë Sarandës dhe Korfuzit, krenohet me disa nga plazhet më spektakolare në Evropë. Ushqim deti me bollëk si dhe janë shumë afër Butrinit dhe Gjirokastrës, dy zona të mbrojtura nga UNESCO”, shkruan revista britanike.

“Shqipëria mbetet destinacioni ku mund të ngjitesh nëpër male, të qëndrosh në fshatrat e vegjël të cilët duket sikur vijnë nga një kohë tjetër, si dhe të eksplorosh kryeqytetin plot gjallëri, Tiranën, për më pak pará se kudo tjetër në Europë”, mbyllet shkrimi i revistës, duke i`u referuar edhe guidës së Lonely Planet për 2019.