Extra Will Smith: Babai im ishte i dhunshëm

Will Smith: Babai im ishte i dhunshëm

Will Smith feston sot 52-vjetorin dhe vetëm pak kohë më parë ai bëri një fjalim emocionues kur tha se në familjen e tij dhuna kishte qenë prezente.

“Unë jam rritur në një familje ku u lejua dhuna fizike. Kam vuajtur nga shenja të jashtme, por edhe të brendshme. Unë gjithashtu kam parë babain tim, teksa rrihte nënën time. Pashë që babai im rrahu nënën time. Këto janë ngjarje që në një farë mënyre lëndojnë emocionalisht.”

Kjo nuk e ndaloi aktorin të bëhej njeriu që të gjithë ishin në gjendje të vlerësonin, brenda dhe jashtë seteve të filmit. Ai thotë: “Në tërësi e doja familjen time, por e di që nuk do të isha kurrë si babai im. Unë isha një fëmijë i sjellshëm dhe i mirë, përkundër kësaj më goditën me shuplaka dhe më rrahën”.

Will kishte dy zgjedhje: të merrte babanë e tij si një shembull, një model dhe të përsëriste dhunën. Ose, të reagonte dhe të ndërtonte një rrugë tjetër duke u sjell mirë me njerëzit që e rrethojnë. Dhe kështu bëri.

Will Smith gjithashtu ka treguar se pavarësisht gjithçkaje ai kurrë nuk i ka mbajtur inat babait.

“Shenjat mbeten, sigurisht. Por kjo do të thotë që plagët janë shëruar. Dhe shikimi i atyre plagëve herë pas here shërben si një kujtesë e vështirësive të së kaluarës. Sepse përsosja e një jete pa shenja nuk është e kësaj bote. Por marrja e disa hapave për të përmirësuar veten është gjithmonë e mundur”, është shprehur aktori që për shumë kohë i bëri të gjithë të qeshnin me rolet e tij.