Extra Will Smith e pranon: Isha xheloz për miqësinë e gruas me Tupac

Will Smith e pranon: Isha xheloz për miqësinë e gruas me Tupac

Në intervistën e fundit në “The Breakfast Club,” Will Smith pranoi se s’i ka pëlqyer ndonjëherë miqësia e ngushtë e Jade Pinkett Smith dhe Tupac Shakur.

Moderatori, Charlamange tha God, e pyeti Smith në është bërë ndonjëherë xheloz për Tupac-un. Aktori iu përgjigj: “Sigurisht që po.”

“Në fillim po”, tha ai. “Dhe pendohem shumë sepse s’e mora kurrë guximin të flisja me Tupac”.

Jada dhe Tupac u njohën në shkollë, në “The Baltimore School for the Arts” dhe u bënë miq menjëherë.

“Nuk pati kurrë diçka romantike apo seksuale mes tyre, por bëhet fjalë për një moshë kur të gjitha janë të mundura. Dhe Jada ishte e lidhur me mua”, shpjegoi Will.

Jada u njoh me Will në sheshxhirimin e “Fresh Prince of Bel-Air” në vitin 1994. Shakur vdiq në 1996-n dhe Jada dhe Will u martuan në 1997-n.

ADE PINKETT SMITH DHE TUPAC, 1996

Në vitin 2015, aktorja tha se ajo dhe Shakur u përpoqën të putheshin njëherë, por “ishte puthja më e neveritshme për secilin nga ne.”

Will tha në “The Breakfast Club” se bëhej xheloz për Tupac sepse Jada kishte shumë konsiderata për reperin e ndjerë.

“E donte shumë”, tha ai. “Ishte trupëzimi i perfeksionit, por ajo ishte krah ‘Fresh Prince.’ Sa herë kemi rastisur në të njëjtën dhomë, s’i flisja dot. Dhe ai s’do më fliste mua i pari”.

Jada tentoi ta përmirësonte marrëdhënien e Will dhe Tupac, por pa sukses. “Pendohem shumë”, përfundoi Will. “S’e përballoja dot.”