Extra Will Smith: Jeta me një baba të dhunshëm më bëri aktor

Will Smith: Jeta me një baba të dhunshëm më bëri aktor

Në tryezën e “Red Table Talk”, aktori Will Smith ka vendosur të flasë për të kaluarën e tij.

Ai foli për fëmijërinë me një baba të dhunshëm dhe marrëdhënien e trazuar me të atin.

Aktori tha se shumë nga personaliteti i tij gazmor që në shohim sot, është orkestruar vite më parë në përpjekje për të mbajtur babanë e tij abuziv të argëtuar, në mënyrë që ai të ndalonte së dëmtuari familjen e tij.

Smith foli me psikologun klinik Dr. Ramani Durvasula në lidhje me marrëdhënien e tij me babain dhe si ndikoi kjo gjatë rritjes së famës në serialin “The Fresh Prince of Bel-Air”.

“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”, shpjegoi Will.

“Unë interpretoja, kërceja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.

Por ai e pranon që si fëmijë arriti në përfundimin se nëse lëndonte ai i pari njerëzit përreth tij, ata nuk do të ishin në gjendje ta lëndonin atë.

“Nëse të lëndoj mjaftueshëm, nuk do të jesh në gjendje të përgjigjesh”, vazhdoi ai.

Më vonë, në intervistë Will pyetet edhe për vajzën e tij, Willow, për të cilën thotë: “Është e vetmja marrëdhënie me një grua, që unë nuk e kam prishur kurrë. Jam i sigurt që Willow tani do të më thoshtëe: “Jo, ti ke gabuar në disa gjëra”, por në mendjen time, unë kam bërë më të mirën për të.”