Extra “Will Smith më dha bekimin të shkoja me gruan e tij, ata...

“Will Smith më dha bekimin të shkoja me gruan e tij, ata s’e kanë problem”

Will Smith është një ndër aktorët më të njohur në botë.

Ashtu si dhe gruaja e tij Jada, me të cilën është martuar vite më parë dhe me të cilën ka dy fëmijë.

Martesa e tyre ka rezistuar për pothuajse tri dekada, gjë që në Hollivud është e rrallë.

Por, shpesh në media ka pasur raportime se ata kanë një marrëdhënie të “hapur”, dhe mund të shkojnë me meshkuj dhe femra të tjera.

Ky pretendim është forcuar pas një dëshmie tronditëse të këngëtarit August Alsina.

27-vjeçari pretendon se ka pasur një marrëdhënie me Jadan, pasi u njoh me të nëpërmjet të birit të dy aktorëve të njohur, Jaden.

August Alsina dhe Jada Pinkett Smith

Ai thotë se kaloi pushimet me familjen Smith dhe ka marrë bekimin e Will, për të shkuar me gruan e tij.

Sipas këngëtarit, Smith i kishte treguar transformimin e martesës së tyre në një “partneritet” për jetë, dhe ia kishte “dhënë bekimin” që të lidhej me gruan e tij.

Madje Alsina pretendon se ra në dashuri me Jada-n.

“Unë dhashë veten te ajo marrëdhënie për vite me radhë dhe me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë e dua shumë dhe kam kaq shumë dashuri për të. Dhashë gjithë çfarë kisha deri në atë pikë sa nëse do të vdisja tani, do të isha i lumtur që gjithçka timen ia dhurova dikujt.”

Ai shtoi se “i do njerëzit e familjes Smith si familjen e tij”. “Nuk kam asgjë kundër tyre. Janë njerëz shumë të mirë.”

Por si Will Smith, ashtu edhe bashkëshortja e tij, Jada, kanë deklaruar se deklaratat e 27-vjeçarit janë “absolutisht të pavërteta”.