Extra William Levy mban në shtëpi një suvenir nga Shqipëria (FOTO)

William Levy mban në shtëpi një suvenir nga Shqipëria (FOTO)

Ishte një kohë kur shqiptarët ndiqnin vetëm telenovela meksikane dhe aktori William Levy ishte dhe mbetet ndër më të preferuarit e grave shqiptare.

Disa fanse siç duket kanë menduar t’i bëjnë një dhuratë simbolike me detaje nga Shqipëria.

Levy ka publikuar në Instastory-n e tij një letër me mesazhe urimi nga fansat, disa stilolapsa dhe një anije me emrin “Albania”. Brenda anijes shihet një detaj kuq e zi, por nuk kuptohet se për çfarë bëhet fjalë.


“Gjithmonë mirënjohës për detajet tuaja”, shkruan aktori i cili tani do të ketë një suvenir nga Shqipëria.

Fanset nga Shqipëria e kanë ndjekur dhe pëlqyer shumë William Levy, për shkak të roleve të tij në telenovelat si: Triunfo del Amor, Sortilego, La Tempestad, Cuidado con el ángel.