Sport Wrestling në zi, vetëvritet 22-vjeçarja, ishte viktimë e bullizmit online

Wrestling në zi, vetëvritet 22-vjeçarja, ishte viktimë e bullizmit online

Sporti i Wrestling është në zi, pas ndarjes nga jeta të Hana Kimura-s. Lajmi u konfirmua nga kompania për të cilën 22-vjeçarja duelonte në ring.

Edhe pse bënte pjesë në industrinë e wrestling, vajza nga Japonia ishte më e famshme prej pjesëmarrjes në një reality-show në Netflix, ku gjashtë persona të panjohur duhej të ndanin të njëjtin apartament në Tokio.

Ditët e fundit, Hana Kimura denoncoi se ishte viktimë e bullizmit në rrjetet sociale, shkak prej të cilit kishte rënë në depresion.

Edhe pse policia ende nuk ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes, vetëvrasja për shkak të ngacmimeve në internet, cilësohet si hipoteza më e mundshme.