Bota WWF ngre alarmin: Me stilin europian të jetesës, burimet natyrore do të...

WWF ngre alarmin: Me stilin europian të jetesës, burimet natyrore do të shteronin nesër

Nëse të gjithë do të jetonin sipas stilit të qytetarëve europianë, burimet natyrore globale do të shteronin që nesër dhe do të duheshin trefishi i tyre për të përmbushur kërkesat.

Sipas një raporti të publikuar dje nga WWF dhe Global Footprint Network, njerëzve u duhet një Tokë 2.8 herë më e madhe për të plotësuar nevojat.

Raporti bazohet në konkluzionet e studimit të Ipbes-OKB mbi humbjen e biodiversitetit, i cili është publikuar pak orë para nisjes së Samitit të Sibiut, në Rumani, ku liderët e BE-së do të diskutojnë për ndryshimet klimatike dhe strategjitë e Unionit.

Studimi mbyllet me një sërë rekomandimesh, si ajo për një reformë agrikulturore të përbashkët që i rimburson fermerët që kontribuojnë më shumë për mjedisin dhe objektiva si ripërtëritja e plotë e natyrës në 2030 dhe qëndrimi i BE-së në lidhje me emisionet e karbonit brenda 2040.

WWF në fund të raportit bën thirrje për: BE të bëhet një ekonomi e qëndrueshme e klasit botëror duke përmbushur reformat për financimin e sektorit të krijuar gjatë mandatit të Juncker në krye të Komisionit Europian, që kanë të bëjnë me investimet në një ekonomi miqësore me mjedisin.

Përshtatja dhe zbatimi i buxhetit të BE-së me Marrëveshjen e Parisit. 50 % e buxhetit europian të investohet në ekonominë që nuk dëmton mjedisin.