Kryesore “Xhafaj e dorëzoi vëllain. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”

“Xhafaj e dorëzoi vëllain. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”

Shpërndaje

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm është nisur drejt Italisë për t’iu vetëdorëzuar autoriteteve italiane.

Xhafaj këtë mëngjes është vetëdorëzuar në aeroportin e Fiumicions në Romë, nga ku mësohet nga burime të konfirmuara se është dërguar në një burg të Romës.

Vetë Xhafaj ka postuar një letër drejtuar opinionit publik, ku shpreh arsyet e veprimit të tij. (Letrën mund ta lexoni këtu).

Lidhur me dorëzimin e Agron Xhafajt ka pasur shumë reagime.

Dritan Hila

Por më pikanti ka qenë ai gazetarit Dritan Hila.

“Fatmir Xhafaj e dorëzoi vëllain. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”, shkruan Hila në Facebook.

Duket se për “të tjerët”, në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime.