Extra Xhaka do martohet/ Propozimi i veçantë i futbollistit të kombëtares

Xhaka do martohet/ Propozimi i veçantë i futbollistit të kombëtares

Stina e verës shpesh konsiderohet si stina e dasmave për çdokënd dhe sportistët nuk bëjnë përjashtim në këtë pikë, pasi nuk janë të paktë ata që iu drejtuan altarit apo që po e planifikojnë diçka të tillë.

Ai që hyn zyrtarisht në fazën e përgatitjeve për ceremoninë e martesës është Taulant Xhaka. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare që po shijon pushimet me të dashurën e tij Arbnora, në një moment u ul në gjunjë duke i propozuar për martesë, një propozim ky që mori përgjigje pozitive pasi çifti nuk ngurroi të përqafohet, ndërkohë që postimi në rrjetet sociale i momentit më romantik u shoqërua me shprehjen Mrs&Mr Xhaka.

Ndërsa Taulant Xhaka do të nisë përgatitjet për t’i thënë lamtumirën beqarisë, të tjerë e kanë kaluar këtë proces. Harry Kane dhe Henrik Mkhitaryan iu bashkuan emrave të tillë si Sergio Ramos apo Carolinë Wozniacki teksa lidhën kurorë me të fejuarat e tyre.

Sulmuesi anglez u martua me të fejuarën e tij Katie Goodland në një ceremoni sekrete të zhvilluar në një resort ekzotik. Gjithcka u mësua vetëm në momentin kur futbollisti publikoi fotot e ceremonisë në rrjetet sociale

Përsa i përket Henrik Mkhitaryan, mesfushori i Arsenalit zgjodhi qytetin romantik të Venezias në Itali për t’u martuar me të fejuarën e tij, Betty Vardanyan.

Mkhitaryan dhe Batty Vardanyan u fejuan në muajin nëntor dhe vetëm pas 7 muajsh iu drejtuan altarit në një ceremoni vërtet fantastike.