Sport Xhaka konfirmohet kapiten i Arsenalit, e zgjedhin shokët e skuadrës

Xhaka konfirmohet kapiten i Arsenalit, e zgjedhin shokët e skuadrës

Granit Xhaka konfirmohet kapiten i Arsenalit deri në fund të këtij sezoni. Mesfushori shqiptar kishte marrë shiritin në krah te topçinjtë pas largimit të mbrojtësit francez Laurent Koscielny, por paraqitjet jo të mira të Xhakës në disa nga ndeshjet e këtij sezoni kanë bërë që në drejtim të tij të vërshonin një lum kritikash nga tifozët, një pjesë e të cilëve kërkonin që mesfushorit të përfaqësueses zvicerane t’i hiqej edhe shiriti. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi kanë vetë futbollistët e Arsenalit që kanë rikonfirmuar Xhakën si kapiten, me trajnerin Unai Emery që në dhomat e zhveshjes u ka kërkuar futbollistëve të tij të rizgjedhin kapitenin e ri nëpërmjet votimit dhe shumica dërmuese kanë zgjedhur Xhakën. Ndërkohë rolin e zëvendëskapitenit te Arsenali do ta kenë dy sulmuesit Laccazzete dhe Aubameyang.