Politika Xhaxhai mbron Rudina Hajdarin: Provuam SHIK-un e Berishës, lidhini ‘qentë’ se…

Xhaxhai mbron Rudina Hajdarin: Provuam SHIK-un e Berishës, lidhini ‘qentë’ se…

Vëllai i Azem Hajdarit, ka reaguar pas sulmeve të egra ndaj mbesës së tij, Rudinës, pse kjo e fundit nuk e dogji mandatin, si deputetët e tjerë të PD-së.

Sali Hajdari shkruan se familja e tij është mësuar me të tilla fushata sulmesh,  që vranë edhe Azem Hajdarin e që tani po i bëhen edhe mbesës së tij.

Ai i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të demokratëve, Lulzim Basha që të lidhin “qentë” që kanë lëshuar kundër Rudinës.