Kryesore Ylli i Davidit: Si është përdorur edhe në Shqipëri simboli më i...

Ylli i Davidit: Si është përdorur edhe në Shqipëri simboli më i njohur hebraik

Ylli i Davidit, një prej simboleve më të njohura hebraike, është përdorur gjerësisht në Shqipëri si element zbukurimi dekorativ në ndërtesa të ndryshme civile dhe religjioze.

Yllin e Davidit, si simbol hebre, kultura shqipe e ka pranuar si pjesë të veten. Ndonjëherë përkrah shqiponjës dykrerëshe, ndonjëherë përkrah kryqit e ndonjëherë gjysmëhënës, shqiptarët e kanë përdorur qoftë për fuqitë spirituale për t’i bërë ballë demonëve e qoftë vetëm për dekor e hijeshi.

Ylli i Davidit apo Magen David (Mburoja e Davidit) është simbol kryesor në flamurin e bardhë të shtetit të Izraelit.

Megjithatë, ylli që paraqet një ndër simbolet më të njohura të hebrenjve dhe të judaizmit, ishte dhe mbetet i pranishëm në kultura të ndryshme, nga hinduizmi, budizmi, në kulturat perëndimore e deri te tempujt e masonëve, por një prani të madhe ka edhe në kulturën islame e cila e njeh atë si Vula e Sylejmanit.

Ylli me gjashtë cepa, me dy trekëndësha barabrinjës të ndërthurur mes veti, është pjesë edhe i kulturës shqiptare, e cila, e ngritur mbi tokën që shërbeu më shumë si rrugë kalimtare, ka pranuar reliktet e civilizimeve që kanë shkelur e janë përplasur mbi të.

Shtëpi të vjetra, xhami, teqe, kisha, veshje kombëtare, enë dhe stoli në Kosovë mbajnë heksagramin. Një simbol për mbrojtjen ndaj demonëve, origjina e të cilit në kulturën shqiptare mund të ketë prejardhje të ndryshme.

Simboli i lashtësisë që shenjon harmoninë dhe baraspeshën, shpirtin dhe materien, tokën dhe qiellin, historikisht ka shërbyer si shenjë magjike herë për mësysh e herë për dekor.

Ylli i Davidit, është përdorur gjerësisht në Shqipëri si element zbukurimi dekorativ në ndërtesa të ndryshme civile dhe religjioze.

Këto janë disa prej tyre.