Extra Ylli i Romës kapet “mat” me bukuroshen shqiptare (FOTO)

Ylli i Romës kapet “mat” me bukuroshen shqiptare (FOTO)

Disa javë më parë ishte fotografuar si një baba i ri beqar, por së fundmi, Nicolo Zaniolo është fotografuar teksa po pushon me Kejdis Bardhin, një shqiptare që jeton dhe punon në Itali si estetiste.

Në fotot e publikuara nga revista “Chi”, Zaniolo shihet teksa po pushon me një grup miqsh, mes të cilëve ishte edhe Bardhi, e cila, sipas një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka mbushur 28 vjeç pak ditë më parë. Edhe pse pjesë e një grupi, futbollisti dhe Kejdisi janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, çka ka bërë mediat rozë italiane të aludojnë se mes tyre mund të ketë diçka.

Pak ditë më parë, Zaniolo ishte parë në Toskanë me shokun e kombëtares, Federico Chiesa, takim që ka shtuar edhe më tej zërat e kalimit të tij te Juventus. Klubi bardhezi mendohet t’i ketë ofruar Romës disa lojtarë, mes të cilëve edhe sulmuesin e Shqipërisë, Giacommo Vrioni, për shërbimet e 22-vjeçarit që shihet si e ardhmja e kombëtares italiane.