Extra YouTube mbush 14 vjet, ja historia interesante që qarkullon ende brenda rrjetit

YouTube mbush 14 vjet, ja historia interesante që qarkullon ende brenda rrjetit

Janë bërë 14 vite qysh YouTube bëri hapin e parë, duke u shndërruar në kanal të domosdoshëm për meraklinj të videove.

Platorma e që sot përcakton hitet, dikur nisi me një video të thjeshtë të njërit nga themeluesit.

Jawed Karim ishte ngarkuesi i parë i videos me titullin “Unë në kopsht zoologjik”, përmbajtje e cila ende është në dispozicion, dhe ka mbi 66 milion shikime.

Tani, këto statistika nuk i afrohen hiteve që thyen parashikimet, si “Despacito” me 6.1 miliardë shikime apo “Shape of You” me 4.15 sosh.

Por gjithcka nisi tek ky kopsht zoologjik.

Ishte prilli i vitit 2005 kur Karim qëndronte “gatitu” për të treguar përvojën e tij përmes një klipi prej 19 sekondash.

Asokohe, YouTube ishte ende në zhvillim e sipër dhe doli “live” tek në muajin dhjetor.

Më vonë, në vitin 2006, kanali u ble për 1.6 miliardë dollarë nga Google, dhe pjesa tjetër është histori.