Politika Yuri Kim kujton rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike: Krenarë që jemi miq

Yuri Kim kujton rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike: Krenarë që jemi miq

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim kujton rivendosjen e marrënieve diplomatike me vendin tonë në më 15 mars 1991.

Parmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë.

“Pas 52 vitesh të ndarë, më 15 mars 1991, SHBA dhe #Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike. SHBA-të janë krenare që janë miq, aleatë, partnerë me Shqipërinë. Gëzuar përvjetorin!”