Politika Yuri Kim: “No comment” për besëlidhjen e Ilir Metës

Yuri Kim: “No comment” për besëlidhjen e Ilir Metës

Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një drekë pune me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Ky takim i tyre vjen pak orë para manifestimit të paralajmëruar të Presidentit Ilir Meta në bulevard.

E pyetur nga Top Channel, ambasadorja Amerikane tha “no comment për manifestimin presidencial”.

“Folëm për shumë gjëra me zotin Basha”, tha ajo.

Pyetur se çfarë bisedoi konkretisht me Bashën ajo tha: “Shumë gjëra, por mbeten mes ne të dy”.