Kryesore Yuri Kim-prokurorëve: Mos lejoni fajtorët të shpëtojnë

Yuri Kim-prokurorëve: Mos lejoni fajtorët të shpëtojnë

Gjatë një konference të organizuar mbi sfidat e prokurorisë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se 2020-a është një vit i madh për Shqipërinë sa i takon rrugës së saj europiane.

Ambasadorja deklaroi se Reforma në Drejtësi solli ndryshime të rëndësishme në sektorin e ndjekjes penale.

Sipas saj tashmë u takon prokurorëve që të fitojnë besimin e publiku. Kim deklaroi ndër të tjera se Shqipërisë i kërkohet të mbrojë shtetin ligjor.

“Si anëtare e NATO-së dhe aspirante për BE, Shqipëria duhet të mbrojë shtetin ligjor. Kjo nuk është zgjedhje, kjo është kërkesë. Ne jemi të kënaqur që jemi pranë jush në këtë kërkesë”, tha ajo.

Kim deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë Shqipërisë për të ndihmuar në zhvillimin e Reformës në Drejtësi, specifikisht rolin e prokurorëve. Ajo citoi një gjyqtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tha se prokurorët nuk duhet të lejojnë që fajtorët të shpëtojnë.

“Ndërsa ecni përpara në zbatimin e reformave në gjyqësor dua të ndaj një citim që përmbledh mënyrën e veçantë me të cilën prokurorët mund t’i shërbejnë publikut. citimi është nga gjykatëse George Satherland, gjyqtar i gjykatës së Lartë të SHBA-ve, i cili shkroi këtë për prokurorët. Prokurori është në një kuptim të veçantë dhe shumë i qartë. Shërbëtor i ligjit, qëllimi i dyfishtë i të cilit është që fajtori nuk do të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk do të vuajë. Ai mund të ndjekë penalisht me zell dhe me vrull dhe ai duhet ta bëjë këtë, por ndërsa mund të japë vendime të rënda nuk ka lirinë të japë vendime të gabuara. Mbetet po aq detyrë e tij që të përmbahet nga përdorimi i mënyrave të pahijshme të llogaritura për të prodhuar një dënim të gabuar. Ashtu siç duhet të përdorë çdo mjet të ligjshëm për të dhënë dënime të drejta. Ju bëj thirrje që sëbashku me partnerët që ndodh këtu përpjekjet të përfaqësojnë parimet e gjykatësit Satherland. Përdorni mjetet e drejta të Reformës në Drejtësi. Përdorni fuqinë e tyre të plotë për të bërë të mirën për të cilën jeni caktuar të bëni. Mos lejoni fajtorët të shpëtojnë. Mos lejoni të pafajshmit të vuajnë. Shërbejini profesionit me nder dhe SHBA-të do të qëndrojnë krah jush patundmërisht”, tha Kim.