Politika “Zahon do ta bëjmë dhëndër Puke”, Rama: Nuk ta premtoj dot…

“Zahon do ta bëjmë dhëndër Puke”, Rama: Nuk ta premtoj dot…

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pukë, ku po zhvillon një takim me banorë të këtij qyteti.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, një zonjë i tha kryeministrit që dëshiron që Zahon ta bëjë dhëndër Puke.

Mirëpo, duket se Rama nuk e priste këtë “ofertë” bujare, duke dhënë një përgjigje jo fort shpresëplotë.

“Po të isha politikan si të tjetër do thosha patjetër. Por këtë nuk e premtoj dot. Shaka, shaka, por këtë nuk e premtoj dot”, iu përgjigj Rama duke qeshur.