Kulturë Zana e malit në mitologjinë shqiptare

Zana e malit në mitologjinë shqiptare

Zana e malit është krijesë mitologjike shqiptare me veti tepër origjinale autoktone dhe e krahasueshme më tepër me figura të tilla ballkanike dhe malore të popullsive në gadishullin ballkanik dhe është mjaft larg e krahasueshme me Artemidën e grekëve, Dianën e romakëve.

Vështirë se mund të shkohet në një krahasim deri te Thana e ilirëve.

Sipas traditës, ato kanë dy karaktere: i zbutur, i cili ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnak i cili shiton (nguros) kur iu prishet qetësia.

Brirët e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave.

Zanat ruajnë territoret e veta me xhelozi edhe shitojnë ata që u prishin qetësinë apo i befasojnë kur janë duke lozur nëpër livadhet e maleve.

Prandaj edhe kur shkohet në mal është traditë të bëhet zhurmë për t’i njoftuar ato për afrimin e njeriut. Zana është edhe simbol i pjellorisë.