Kryesore Zbardhen porositë e Bashës në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit të PD-së

Zbardhen porositë e Bashës në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit të PD-së

Janë zbardhur porositë e kryedemokratit Lulzim Basha, dhënë këtë të enjte në mbledhjen e përbashkët të Kryesisë së PD-së dhe të grupit të ish-deputetëve demokratë, në qendër të të cilës ka qenë 30 qershori.

Me nëntitullin ‘mesazhet e 30 qershorit jane te qarta’, Basha ka theksuar. mes së tjerash, se raporti paraprak i ODIHR lë në fuqi dekretin e presidentit dhe se votimi i 30 qershorit është nul.

Mesazhet e 30 qershorit jane te qarta:

Rama edhe kur i ben i vetem kandididimet, votimet dhe numerimin, edhe kur nuk ka kundershtar per te vjedhur, vjedh dhe manipulon. Kete e deshmojne qindra denoncime nga media dhe mijera te tjera nga qytetaret si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, me i keqi qe nga 97. Rama e beri per te rritur pjesemarrjen fiktive. ODIHR vuri vulen per rolin kriminal te KQZ ne kete operacion te papare manipulimi. Me Edi Ramen nuk mund te kete kurre zgjedhje te lira.

Konstatimet paraprake te ODIHR nxjerrin mes shume problemeve 2 çeshtje kryesore:

  1. a) dekreti i presidentit eshte ne fuqi, farsa e 30 qershorit eshte nul sepse eshte kunder parimit themelor te sundimit te ligjit
  2. b) regjistrimi i paterices se krijuar nga Edi Rama per te krjuar iluzionin e gares u be ne shkelje te ligjit. Votimi i 30 qershorit eshte nul.

Refuzimi qe shqiptaret i bene farses eshte refuzim ndaj regjimit te Edi Rames. Ndonese PD eshte aksionierja kryesore e ketij refuzimi popullor ka shume aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptareve. Ky eshte refuzim i regjimit te Edi Rames. Detyra jone eshte qe, nepermjet aksionit tone politik, ta kthejme kete nga shumice refuzuese per regjimin e Rames, ne nje shumice shprese dhe besimi per ndryshim.

Ftesa ndaj shqiptareve per diten e hene eshte: te gjithe bashke kunder diktatures, ne mbrojtje te familjeve dhe femijeve tuaj, ne mbrojtje te Demokracise dhe Kushtetutes.

Qendrimi yne eshte i pandryshueshem, 30 qershori vetem na motivon me shume ne vendosmerine tone: largimi i Edi Rames, ndeshkim te politikaneve qe vodhen zgjedhjet ne bashkepunim me krimin dhe te gjithe atyre qe organizuan dhe zbatuan farsen e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.

Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenaret e tij deshtuan ne planin tashme te zbardhur per ta percare PD dhe opoziten. PD dhe opozita dolen me te forte dhe me te bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojne asnje vemendje apo harxhim kohe. Injorojoni, perbuzini, e gjithe energjia ne aksionin politik kunder padronit dhe financuesit te tyre Edi Rames!