Kryesore Zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s që vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan

Zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s që vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan

Arbër Papleka, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit pas dorëzimit në polici ka pohuar se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk kishte qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS.

Papleka ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.

Papleka nuk ka pranuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Xhuvanit dhe ka thënë se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.

“Ne shkuam për ti ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh”, ka thënë ai.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të Elbasanit. I vrarë mbeti aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, Kelmend Xhaferri si edhe një tjetër person, ende i paidentifikuar.

Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Gazment Bardhi: Makina e mbushur me karta identiteti dhe para

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në këtë qytet, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa është arrestuar shoqëruesi i tij, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Gazment Bardhi shprehet se makina është e mbushur me karta identiteti dhe para, ndërsa thekson se nuk ka shumë informacion.

“Nuk kam shumë informacion. Makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para, e drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Është personi që është akuzuar Ditën e Verës. Janë një grup personash. Shtabi i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit”, u shpreh Gazment Bardhi.