Politika Zbardhet lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për këshilltarë në Tiranë

Zbardhet lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për këshilltarë në Tiranë

Është zbardhur lista e kandidatëve për këshilltarë bashkiak në Tiranë, nga ana e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

Lista e Partisë Demokratike ka 62 emra të cilët do të garojnë për këshillin bashkiak në kryeqytet.

Ndërkohë që mbrëmjen e së dielës Partia Demokratike njoftoi se kandidati i saj për Tiranën do të jetë Roland Bejko.

Gjithashtu Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar, tha se PD do të garojë me kandidatë për kryetar në 16 bashki të vendit, ndërsa për këshillat bashkiakë do të ketë kandidatë në të gjithë Shqipërinë.

PD ka deklaruar se do të ketë një listë të plotë me këshillat bashkiakë për të 61 bashkitë.