Aktualitet Zbardhet vrasja e Santiago Malkos, ja kush janë të dyshuarit

Zbardhet vrasja e Santiago Malkos, ja kush janë të dyshuarit

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 8 persona, të dyshuar  si të implikuar në vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, mbrëmjen e 27 gushtit të këtij viti. Burime policore bëjnë të ditur se të dyshuarit janë:

Leonard dhe Elis Duka vëllezër,

Fatmir Hyseni,

Xhoni Nica,

Oltian Loga,

Ilir Selmani,

Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë, ndaj 8 personave të identifikuar si autorë të këtij atentati Akuzat që rëndojnë mbi këta persona janë: “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Më herët po për këtë ngjarje është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe shtetasi Blendi Teta, banues në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të, si dhe lokalizimin e kapjen e personave te mësipërm të cilët tashmë janë të shpallur në kërkim.