Kuriozitete Zbulimi në Filipine, nuk jemi të gjithë homosapiens

Zbulimi në Filipine, nuk jemi të gjithë homosapiens

Fosilet e Homo luzonensis gjenden në shpellën ishullore të Luzonit, që datojnë rreth 67,000 vjet më parë.
Disa pjesë trupore të njerëzve të lashtë, që mendohet të kenë qenë rreth 3 metra të gjatë dhe të përshtatur për të ecur në pemë u zbuluan në Filipine, duke bërë një kthesë në historinë e evolucionit njerëzor.
Speciet e quajtura Homo luzonensi u gjetën në shpellën Callao në ishullin Luzon të Filipineve dhe janë datuar që prej 50.000-67.000 vjetësh më parë, kur paraardhësit tanë u përhapën në Evropë dhe në Azi.
Floren Detroit, nga Muzeu i Historisë Natyrore në Paris dhe autori i gazetës “Nature” ku u publikuan këto gjetje, u shpreh se kockat e gjetura tregonin qartë evoluimin njerëzor që prej asaj kohe.

Shumë kohë më parë u mendua se asnjë njëri nuk e la Afrikën rreth 1.5 milionë vjet më parë, kur njerëzit e lashtë me emrin Homo Erectus u nisën për një shpërndarje që krijoi pushtimin e territoreve të mëdha ku sot shtrihen Afrika, Spanja, Kina dhe Indonezia. Më pas, sipas narratives tradicionale u tha nga arkeologë të ndryshëm se paraardhësit tanë kishin ardhur nga Afrika rreth 50.000 vjet më parë.
“Tani e dimë se si ka filluar historia komplekse e njerëzimit, pa marrë parasysh aludimet fetare. Homo luzonensis është nga ato lloje speciesh që ne do t’i shohim gjithnjë e më shumë, pasi është e qartë që mund të jenë kudo, vetëm duhet të kërkojmë më mirë” shton Detroit.
Nga gërmimi nuk u gjet një skelet i plotë, por u gjetën shtatë dhëmbë, dy kocka duarsh dhe dy këmbësh, që mendohet se i përkasin dy të rriturve dhe një fëmije. Gjithashtu, ato tregojnë edhe stilin e jetesës së Homo luzonensis.

Dhëmbët e vegjël tregojnë se ata kanë qenë rreth 3 metra të gjatë, pak më të shkurtër se një tjetër specie e lashtë e quajtur, Homo Fkoessiens e gjetur në Azinë juglindore që daton po në të njëjtën periudhe, me specien e gjetur ditët e fundit.
Një ndër gjërat më të veçanta në këto gjetje ishte fakti se, kockat e duarve ishin të lakuara. Një detaj që ngjan me anatominë e specieve shumë të lashta si Australopiteku, i gjendur në Afrikë dhe që datonte rreth 2 deri në 3 milion vjet më parë. Kjo lloj anatomie tregon një mënyrë jetese e cila ishte e ndërthurur mes ecjes normale dhe aftësisë për t’u ngjitur në pemë. Një tjetër tipar që e vërteton këtë fakt është, edhe se këto specie u shfaqën përsëri në ishuj shumë të largët.
“Ndoshta mënyra se si ata ecnin nuk është shumë e qartë, por kjo është diçka që po planifikojmë ta zbulojmë në të ardhmen,”shton Detroit.
Chris Stringer, kreu i hulumtimeve të ndryshme në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, i cili nuk ishte përfshirë në studim, tha se një tjetër pyetje me rëndësi për ekspertët është se cili ka qenë faktori që ka shkaktuar zhdukjen e këtyre specieve.
“Mendoj se fati i luzonensis, ka të bëjë shumë me përhapjen e Homo sapiens në rajon 50.000 vjet më parë. Ata mund të kenë qenë një faktor në zhdukjen e luzonensis”tha ai. /The Guardian/