Shëndet Zbulimi në sistemin imunitar që mund të kurojë të gjithë llojet e...

Zbulimi në sistemin imunitar që mund të kurojë të gjithë llojet e kancerit

Zbulimi i një pjese të re të sistemit imunitar të njeriut mund të ndihmojë në kurimin e të gjithë llojeve të kancerit, thonë shkencëtarët.

Zbulimi është bërë nga një grup studiuesish nga Universiteti i Kardifit në Uells, të cilët gjetën një mënyrë për të vrarë kancerin e prostatës, gjirit, mushkërive dhe disa të tjerë gjate testimeve në laborator.

I publikuar në revistën “Nature Immunology”, nuk është testuar ende te pacientë, por kërkuesit thonë se ka shumë potencial. Edhe pse jemi ende në fazë të hershme, ekspertët thonë se është një gjetje mjaft emocionuese.

Sistemi imunitar i trupit tonë është mbrojtja natyrale e tij kundër infeksioneve, por gjithashtu sulmon edhe qelizat kancerogjene.

Shkencëtarët po kërkonin për një mënyrë të paprovuar më parë për të sulmuar tumoret kur gjetën një qelizë, të quajtur qeliza T, brenda gjakut të njeriut, e cila kryen funksionin e një skaneri që zbulon nëse ka kërcënime brenda trupit që duhen eliminuar.

“Kemi një mundësi për të kuruar çdo pacient”, tha Prof. Andrew Sewell për BBC. “Askush nuk e besonte më parë se kjo do të ishte e mundur”.