Aktualitet Zbulohen 10 emrat që deputeti Armando Prenga ka përdorur në Itali

Zbulohen 10 emrat që deputeti Armando Prenga ka përdorur në Itali

Zbulohen arsyet pse Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit për deputetin Armando Prenga.

Tv Klan ka mundur të sigurojë një pjesë të dosjes së mbërritur nga autoritet italiane të drejtësisë ku rezulton se ai ka qenë i dënuar dhe ka përdorur gjithsej 10 identitete të ndryshme.

Sipas materialeve të sjella nga Italia, Armando Prenga ka qenë i akuzuar ne vitin 1996 ne Milano për akuzat e vjedhjes së pasurisë, falsifikimit të identitetit dhe krime kundër pronës dhe njihej si Mondi Prenga.

Po sipas dosjes se hartuar nga autoritetet italiane Mondi Prenga rezulton të kishte dhe emrat si Mondi Prenga Ardian Ndoka, Mond Gjoni, Gjoni Don, Arjan Ndoci, Arjan Noc, Arjan Ndoci, Arjan Noci, Mondj Prenga dhe Mondi Prenga.

Në fund thuhet se nga drejtësia italiane ai nuk është në kërkim pasi vepra penale rezulton te jete e parashkruar.

Përveç akuzave të mësipërme sipas prokurorisë Armando Prenga rezulton të jete i dënuar me gjobë nga gjykata e Kurbinit për falsifikimin e dokumenteve.

Për këto arsye deputeti Prenga sipas akuzës është subjekt I ligjit te dekriminalizimit dhe sipas Prokurorisë së Përgjithshme duhet t’i hiqet mandati i deputetit.

Prenga është aktualisht në një proces në Gjykatën e Lartë ku akuzohet për plagosje te lehtë me dashje pas një konflikti për pronësinë e lagunës së Patokut.