Kuriozitete Zbulohen fosilet e një krijese misterioze

Zbulohen fosilet e një krijese misterioze

Mbetjet e fosilizuara të një krijesë misterioze që besohet se ka jetuar në ujë rreth 430 milionë vjet më parë janë zbuluar në Britani.

Mbetjet “të ruajtura në mënyrë të jashtëzakonshme” u identifikuan nga paleontologët e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, si një paraardhës i largët i derrave të detit dhe llojeve të tjera të kastravecit të detit. Për shkak të pamjes së çuditshme, krijesa është quajtur “Sollasina cthulhu”, emër i frymëzuar ky nga një film horror.

Megjithëse fosili është vetëm pak më i gjatë se 3 centimetra, tentakulat e gjata do ta bënin atë të dukej mjaft monstruoz në jetën detare. Autori kryesor Dr Imran Rahman, nënkryetar i hulumtimit në Muzeun e Historisë Natyrore të Universitetit të Oksfordit, tha:- “Sollasina i takon një grupi të zhdukur të quajtur oofioistioide dhe ky material i ri siguron informacionin e parë mbi strukturat e brendshme të krijesës”.

Përshkruar në Proceedings of the Royal Society B, ai hedh dritë mbi evoluimin e hershëm të kastravecëve të detit – grupi që përfshin derrin e detit dhe të afërmit e saj. Kastravecët e detit nuk kanë sy. Ata jetojnë në ujëra të cekëta dhe kanë tendencë të fshihen gjatë orëve të ditës, duke dalë gjatë natës për t’u ushqyer.