Extra Zbulohen pamjet e shtëpisë së Rita Orës në Prishtinë

Zbulohen pamjet e shtëpisë së Rita Orës në Prishtinë

Rita Ora dhe familja e saj janë larguar në Londër vite më parë, edhe pse shpesh kthehen në vendlindjen e tyre.

Dhe nëse po vrisni mendjen se ku qëndron Rita Ora sa herë që kthehet, së fundmi është zbuluar edhe shtëpia e saj në Prishtinë.

Ka qenë nëna e këngëtares Vera Ora, e cila ka publikuar fotografinë e shtëpisë së tyre në Prishtinë. Në foto shihet një vilë tepër e bukur 3-katëshe, me stil të veçantë.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Edhe pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për ne dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë”, ka shkruar ajo.

Herën e fundit që Vera Ora ishte në Prishtinë me vajzën e saj Rita, ishte disa javë më parë në kuadër të misionit humanitar të UNICEF, për të ndihmuar familjen në nevojë.