Politika Zbulohet dekreti që do të firmosë Presidenti Meta në shesh

Zbulohet dekreti që do të firmosë Presidenti Meta në shesh

Presidenti Ilir Meta ashtu siç kishte paralajmëruar do të firmosë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një dekret kundër “grushtit të shtetit”.

Në fakt, bëhet fjalë për kthimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që sipas ligjit të miratuar pak ditë më parë në Parlament, jo detyrimisht duhet të betohen para Presidentit për marrjen e detyrës.

Nga ana tjetër, Meta në fjalimin që do të përmbyllë tubimin pritet të japë dhe një ultimatum për dekretimin për shpërndarjen e Parlamentit. Nuk dihet nëse ky ultimatum do të ketë lidhje me rishikimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve apo do të jetë një tjetër “kusht” që Meta do të vendosë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit thotë se nuk ka informacion për trazira të mundshme gjatë protestës.