Kuriozitete Zbulohet diamanti gjigant në Botsvana

Zbulohet diamanti gjigant në Botsvana

Autoritetet në shtetin afrikan të Botsvanës prezantuan përpara publikut një diamant gjigant që mendohet të jetë guri i tretë në botë për nga madhësia.

Guri i çmuar me peshë 1098 karatë u prezantua nga presidenti Mokgweetsi Masisi, një javë pasi ai u gjet nga kompania gjysmështetërore “Debswana”

Diamanti është vetëm pak më i lehtë nga “rivali” i tij në vend të dytë, i cili po ashtu u gjet në Botsvana në vitin 2015.

“Ky është diamanti më i madh i gjetur nga “Debswana” në historinë 50-vjeçare të kërkimeve të saj”, tha Lynette Armstrong, një prej drejtueseve të kompanisë.

“Sipas analizave paraprake mendojmë se kemi të bëjmë me gurin e tretë të çmuar më të madh në botë”, shtoi ajo.