Extra Zbulohet dieta që mban Adele për t’u dobësuar kaq shumë

Zbulohet dieta që mban Adele për t’u dobësuar kaq shumë

Adele ka humbur aq shumë peshë, saqë në fotot e fundit të publikuara nga festa e ditëlindjes së Drake, dukej e transformuar totalisht.

Këngëtarja e hitit “Rolling In The Deep”, 31 vjeç, dukej mahnitëse e veshur me një fustan të zi elegant, që i ekspozonte supet.

Po cili është sekreti i këtij fiziku?

Mediat shkruajnë se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri të ulëta në kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile.

Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1000 kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1500 kalori.

Këngëtarja ka punësuar edhe një trajner personal në L.A., për ta ndihmuar me ushtrimet fizike.

“Ajo bën 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates. Ajo gjeti një rutinë që po funksionon për të dhe po e shijon atë më shumë”, thotë burimi.