Extra Zbulohet e dashura “sekrete” e Tom Cruise, kush është aktorja 20 vite...

Zbulohet e dashura “sekrete” e Tom Cruise, kush është aktorja 20 vite më e re

Aktori i njohur hollivudian Tom Cruise po takohet fshehurazi me një aktore 20 vite më të re.

Sipas The Sun, 58-vjeçari është parë nën shoqërinë dhe i kapur dorë për dore me aktoren Hayley Atwell. Ata janë parë së bashku në një shfaqje të fundit në Londër, duke qëndruar afër me njëri-tjetrin.

Sipas The Sun, pritet që së shpejti të shpallin publikisht lidhjen e tyre. Në fakt, aktorja 38-vjeçare është pjesë e kastit të filmit Mision i Pamundur 7, ku protagonist është Tom Cruise. Xhirimet e këtij filmi janë duke u zhvilluar në Britani të Madhe dhe në Romë.

Tom Cruise nuk ka patur një partnere të qëndrueshme që pas divorcit me ish-gruan Katie Holmes. Sipas paparacëve, çifti është fotografuar dorë për dore edhe në Romë, ndërsa xhirimet për këtë film i kanë afruar ata më shumë.

Ylli hollivudian Tom Cruise ka 3 fëmijë, 2 nga martesa e parë me aktoren Nicole Kidman dhe një nga marrëdhënia me aktoren Katie.